Comune di Asti: Vai al contenuto della pagina

Sito accessibile - scegli la versione: Grafica Alta visibilità Solo testo

Logo politiche sociali

Uffici
Politiche sociali

Palazzo Ottolenghi,
Corso V.Alfieri 350
Assessore: Pierfranco Verrua
Dirigente: Dott. Lisa Carlo

Info

Tel. 0141 399.404
Fax: 0141 399.400

Invia una mail al settore

Ti trovi qui:

Sporteli i të huajve dhe nomadëve

Të dhënat demografike venë në evidencë praninë në rritje të të huajve në teritorin tonë. Prefektura e Astit – Zyra territoriale e Qeverisë, ka krijuar Sportelin Unik per emigracionin , me kompetencën për të kryer këto praktika:

  1. Punësim i punonjësve të huaj
  2. Bashkim familjar i të huajve
  3. Punësim i punonjësve neokomunitarë

Komuna e Astit, Sektori i politikave Sociale, Arsimi dhe Shërbimet Edukative ju ofrojnë qytetarëve të huaj të njëjta shërbime si qytetarëve italianë dhe është kjo arsyeja që nuk ka krijuar një zyrë emigracioni. Gjithsesi integrami i të huajve mund të vështirësohet nga problemet që lindin gjatë praktikave administrative për vetë ndryshimet gjuhësore dhe kulturore. Për këtë arsye është ngritur posaçërisht sporteli për të huaj i cili kryen këto aktivitete:

  • Informacione për shërbimet e ofruara nga teritori
  • Orientim për mundësitë e ofruara nga teritori për të ndihmuar proçesin e integrimit;
  • Informacione mbi legjislaturën rajonale, kombëtare dhe komunitare;
  • Asistencë në plotësimin e kërkesave të ndryshme (p. sh. Deklaratë mikpritje, deklaratë garancie për turizëm, kërkesë për çertifikatën e banesës së rregullt, për ta transmetuar në Policinë Komunale);
  • Asistencë në hartimin e një letre për t’ja transmetuar Kuesturës (kërkesë informazioni për gjëndjen e praktikës, kërkesë për përshpejtimin e marrjes së gjurmës së gishtave, kërkesa urgjente etj);
  • Aksione mediacioni me strukturat publike (Kuestura, Prefektura, ASL 19, Centro ISI, CTP, Drejtoritë shkollore, CSA) e ndërmarrje private, punëdhënës, Kooperativa, Shoqata kategorie për një shërbim më sinergjik;
  • Administrim i projektit “Dedalo”: shërbim prenotimi për në Kuesturë dhe Prefekturë, konsultim i listave të lejave të qëndrimit gati për tu dorzuar, prej letre ose elektronike dhe të listës së personave që nuk janë paraqitur në Kuesturë për marrjen e shënjave të gishtave;
  • Kontroll në portalen e Shërbimit postal për thirrjet në Kuesturë për marrjen e gishtave.               
  • Azhornim periodik i sitit web të Komunës me fletë të përkthyera në gjuhë të huaja;
  • Administrim i projekteve të veçanta me objektiv integrimin.

 

 

 

 

 

 

 


Home
| Amministrazione | Uffici comunali | Appalti e Concorsi | Manifestazioni | Cultura | Turismo | Info utili | Comune online | Accessibilitą | Privacy

Powered by Sistemi Informativi Comune di Asti Web-Media • © Comune di Asti • Piazza S.Secondo 1 - 14100 - Asti • Centralino +39.0141.399111 • urp@comune.asti.it